Interi kalon në çerekfinale

0
224

Interi është skuadra e katërt që arrin kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltrit kaluan në këtë fazë pas fitores së thellë 4-1 në “San Siro” përballë Cagliarit, kundërshtar që e dominuan që nga shkelmimi i parë i topit e deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.

Romelu Lukaku realizoi pa u mbushur një minutë kokë, më konkretisht në sekondën e 22-të, pas një gabimeve në seri të mbrojtjes mike.

Borja Valero dyfishoi shifrat në minutën e 22-të, duke u dhënë një goditje tjetër shpresave të Cagliarit për të kthyer rezultatin.

Sapo nisi pjesa e dytë Lukaku shënoi të tretin me kokë (të dytin personal), për të ardhur më pas te goli i Olivas (3-1), që ishte thjesht një shkëndijë e momentit për Cagliarin, pasi pak minuta më vonë Ranochia shënoi golin e rezultatit përfundimtar 4-1.

Në çerekfinale, Interi do të përplaset me fituesin e çiftit Atalanta-Fiorentina.