IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policor

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor.

Sipas njoftimit për media njëri rast ka ndodh në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, derisa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në rastin tjetër i cili ka ndodhur në Ferizaj, në interes të një hetim preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të 3 zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim i cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës.

Të mërkurën është raportuar se dy femra rreth orës 23:30 kanë hyrë në një veturë të Policisë së Kosovës në rrugën “12 qershori”, në Ferizaj.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin tha se për këtë rast ishte njoftuar IPK-ja.

“Ju njoftojmë se menaxhmenti i policisë së stacionit në Ferizaj, mbrëmë ka nisur grumbullimin e informatave fillestare, ka marrë deklaratat e tre policëve ( dy meshkuj dhe një femër) që ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke patrulluar me veturë zyrtare me datën 05.09.2023, rreth orës 23:30 në rrugën ‘12 Qershori’ në Ferizaj, ku shihen dy qytetarë (vajza) duke u futur në veturën e policisë. Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës”, thanë nga zyra për informim.