Ironizimi i Krasniqit me VV-në: Papunësinë e zhdukët për 53 ditë, e s’patët kohë për luftim të korrupsionit

Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, për deklaratat e fundit lidhur me uljen e papunësisë.

Ai tha se sa i përket korrupsionit, VV-ja po arsyetohet se ishin pak 53 ditë punë për ta luftuar, por për të zhdukur papunësinë kanë arritur për kaq pak ditë.

Krasniqi tha se kjo është ideja e VV-së, dhe regjimeve të ngjashme autoritare.

Postimi i plotë:

Për korrupsion po thojnë “pak i kemi pasë 53 ditë, nuk mundet asnjë qeveri me e luftu korrupsionin për kohë kaq të shkurtër”. A për me e zhdukë papunësinë paskan mbërri për 53 ditë!

Kjo është ideja e VV-së, dhe regjimeve të ngjashme autoritare: popullin e untë bën me e ushqy edhe me propagandë e rrena.