Isa Mustafa para mbledhjes urgjente të LDK-së: Taksa duhet të hiqet, dialogu duhet të nisë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në selinë e partisë ku po mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Mustafa ka thënë se kjo mbledhje po mbahet për t’i koordinuar punët e partisë.

Ai ka thënë edhe se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

“Nuk e di se çka do te thote presidenti. Do ta percjellim tani kur te hyjme ne zyre. Jemi mbledh qe të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi në ora 4 kur i përfundojë punët. Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Isa Mustafa.

Në mbledhje të kryesisë tashmë kanë arritur edhe nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu, si dhe Avdullah Hoti.