Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Në aksident ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, deklaroi ai.

Elezaj tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Numri i aksidenteve në vendin tonë ka shënuar ngritje kohëve të vendit.