Isa Mustafa: PDK e ka mbjellë farën e korrupsionit dhe vështirë se mund ta zhdukin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Partia Demokratike e ka mbjellë farën e korrupsionit dhe nepotizmit dhe se e kanë vështirë që tani ta zhdukin.

Ai këto i ka thënë gjatë një konference për media, pas mbajtjes së mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm, duke shtuar se fushata e Kadri Veselit për luftën kundër korrupsionit nuk është aspak bindëse.

“Fushata e Kadri Veselit nuk është bindëse sepse në qoftë se diku është mbjellë fara e korrupsionit – është PDK dhe vështirë të besohet se ata do ta zhdukin këtë farë”.

“Ne jemi betuar se do ta luftojmë maksimalisht këtë dukuri. Ne nuk e kemi mbjellë atë farë, ata e kanë mbjellë dhe askush nuk ju beson se tani do ta luftojnë atë.