Klinaku: Gjykata Speciale është duke vepruar ilegalisht, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se Gjykata Speciale është ilegale dhe nuk mund të vazhdojë pa mandat.

Sipas tij, pa asnjë rregull po i burgosë njerëzit, këto komente Klinaku i bëri në emisionin “Frontal” në T7.

“Ilegalisht i ka burgosur personat dhe ilegalisht është duke vepruar. Kur s’ka mandat është ilegale”, tha ai.

“Po e shkelë Kushtetutën në momentin që i ka skadu mandati 5 vjeçar, kjo tregon se i ka skadu mandati dhe është duke vepruar ilegalisht”, tha ai më tej.

Ne kemi pasur takim me grupet parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe Nisma-s dhe kemi diskutuar lidhur me çështjen që ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit.

Po ashtu, do të takohemi edhe me grupin parlamentar të LVV-së e LDK-së.

Klinaku tha se kanë kërkuar takim edhe me Presidentin e Kosovës.