Isa Mustafa tha se do të ketë sot takim me Albin Kurtin: Albulena Haxhiu thotë se ende nuk dihet asgjë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, nuk kanë caktuar ende një takim të radhës.

Edhe pse në media u raportua që të dy liderët do të takohen sot, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka konfirmuar për Ekonomia Online se ende nuk është caktuar takimi i radhës ndërmjet dy liderëve.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka konfirmuar takimin e sotëm me kryetarin e LVV-së Albin Kurti.Mustafa shkurt para mediave ka thënë se do të ketë takim dhe se janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes.

“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa.