Makina përfundon në lum me rrota në ajër, shpëton mrekullisht shoferi (foto)

Drejtuesi i makinës dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka përfunduar e përmbysur në lum me rrota në ajër. 

Një aksident ka ndodhur gjatë mëngjesit të kësaj të diele në afërsi të Prrenjasit, ku një makinë tip ‘Golf’ me targa ‘AA 035 UP’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në shtratin e lumit Shkumbin.

Drejtuesi i mjeti fatmirësisht ka shpëtuar pa shumë dëme dhe është jashtë rrezikut për jetën edhe pse aksidenti ka qenë i frikshëm.

Makina ka përfunduar e përmbysur me rrota në ajër. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në zona ku ka ndodhur aksidenti është zonë shumë e rrezikshme për sa u përket aksidenteve.