Ish deputeti i VV: Kurti ka në plan të prishet me listën Guxo për ta rrëzuar Qeverinë

Situatat e fundit të krijuara në skenën politike, sipas ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë një skenar.

Sipas ish-deputetit Ismaili, partisë së madhe në pushtet, LVV-së, në krye me Albin Kurtin, i konvenon që të prishet koalicioni me Listën “Guxo”, të themeluar nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani. Këtu e lidh me reagimin e burrit të Presidentes, Prindon Sadriun, i cili humbi kontrollin pasi mediat ripublikuan të dhënat për shpenzimet e Osmanit si deputete, që në fakt i kishte publikuar vetë Kuvendi i Kosovës.

Zhbërja e koalicionit dhe e qeverisë në tërësi, Ismaili thotë se i duhet Kurtit për ta çuar vendin në zgjedhje, që barra e nënshkrimit të Asociacionit të Komunave Serbe t’i mbetet tjetërkujt.

Më poshtë gjeni të plotë shkrimin e ish-zyrtarit të LVV-së dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës:

Qe skenari: Nise një betejë me Vjosën (ndoshta përmes Prindonit), për me u prishë me listën Guxo, që me e shkarkue qeverinë edhe një herë, por prapë duke u paraqitë si viktimë e pafajshme, me synim zgjedhjet në maj. Mos i jep zor kësaj here me i marrë mbi 50%, por gjithqysh dil i pari me noj 38/40-she, ban koalicion me njanën prej partive tjera, banu me u dukë zemërgjanë tuj ia jepë partisë tjetër edhe postin e Kryeministrit veç deri t’e nënshkrun Zajednicën, mandej mbeti në qafë si tradhtar, shkarko edhe një herë qeverinë vitin e ardhshëm edhe synoji 70%, gjithmonë duke i fajësue të tjerët për krejt çka kanë ndodhë, tuj mohue çdo moment se ke qenë pjesë e krejt këtyne, edhe në emën të popullit shliroja vetes duert me e ba mut për nja 15 vjet të tjera të mira.

Këta të partive tjera janë nime debilla, se i hajnë foret politike gjithë, e na po çkërrdhehemi zgjedhje çdo vjet