Aksident në Itali,ndërron jetë i riu shqiptar,i vëllai në gjendje kritike

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences.

Mediat italiane bëjnë me dije se 26-vjeçari me iniciale, K.E. ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij 19-vjeçar, si dhe një 26-vjeçar, mik i tyre. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin Borgo San Lorenzo, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Shkaqet e plota të aksidentit ende nuk janë bërë me dije, megjithatë paprakisht dyshohet se të rinjtë po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara./Opinion.al