Ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit dyshohet se vdiq pasi e zuri rryma

Në orën e vona të së martës, u njoftua për vdekjen e ish-drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, shkruan Fokusi.info.

Ndonëse fillimisht nga mediat u raportua se ai vdiq nga një sulm kardiak, burime të Gazetës “Enigma”, theksojnë se dyshohet se ai vdiq pasi e zuri rryma.

Trupi i pajetë i Hajrullahut është dërguar në IML për obduksion.

I pyetur për rrethanat e vdekjes së Hajrullahut, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani nuk ka dhënë detaje.

Ai tha se ende janë duke pritur raportin e mjekut, dhe se sapo të konkretizohen shkaqet e vdekjes, publiku do të njoftohet./Fokusi.info/