Enver Hoxhaj flet për bashkimin me Shqipërinë: Ekziston mundësia e një konfederate duke ruajtur shtetësinë tonë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka folur lidhur me idenë ku Kosova mund të përfundojë brenda një konfederate me Shqipërinë.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të qëndrojë në pafundësi si një shtet i pa përmbyllur.

“Duhet çdo kush ta kuptojë në rajon dhe Evropë se ne nuk mund të qëndrojnë në pafundësi një shtet i pa përmbyllur”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, ai tha se një ekziston mundësia që Kosova të përfundojë në konfederatë me Shqipërinë.

“Mundësia e një konfederate duke e ruajtur shtetësinë tonë. Konfederatë me Shqipërinë. Kjo është temë që do duhej të diskutohej përtej debatit zgjedhor. Temë që do duhej të diskutohej më shtruar”, ka thënë Hoxhaj në T7.

Ai gjithashtu sqaroi se mundësia e bashkimit me Shqipërinë është opsion sekondar.

“Derisa të kemi Administratën Biden, Administratën Merkel dhe Brukselin, unë mendoj se ky duhet të jetë opsioni i parë, pra për t’u anëtarësuar në OKB. Konfederata me Shqipërinë duhet të shqyrtohet si opsion sekondar”, shtoi Hoxhaj./Express/