Ish-gjyqtari i EULEX’it me akuza për BE’në: Krijoi Specialen me qëllimin e vetëm për t’i ndjekur penalisht ish-ushtarët e UÇK’së

Ish-gjyqtari i EULEX’it, Malcolm Simmons ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë është themeluar me qëllimin e vetëm që t’i ndjek penalisht ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Malcolm Simmons ka vazhduar akuzat e ashpra ndaj Bashkimit Europian (BE).

Ai në Twitter ka shpërndarë një postim të korrespondentes nga Brukseli, Xheraqina Tuhina në lidhje me takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, ku edhe ka akuzuar BE’në se nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Simmons të njëjtën e ka quajtur ‘organizatë politike’ që ka formuar një Gjykatë në Hagë e cila qëllim të vetëm sipas tij ka ndjekjen penale të ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

“Ky do të jetë një takim interesant, i organizuar nga një organizatë politike që jo vetëm nuk e njeh Kosovën por gjithashtu themeloi një gjykatë në Hagë që, siç duket, u krijua për qëllimin e vetëm të ndjekjes penale të ish ushtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Simmons.

Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë.

This will be an interesting meeting, hosted by a political organisation that not only does not recognise Kosovo but also established a court in The Hague that, it appears, was created for the sole purpose of prosecuting former KLA soldiers @MiroslavLajcak @albinkurti https://t.co/SLZFQoMdbJ

— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) April 21, 2021