Ish gjyqtari i Kushtetueses: Kurti mund të zgjedhet kryeministër, por s’ka të drejtë të garojë për deputet

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot nuk e pengon Albin Kurtin, që të zgjedhet kryeministër.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se kjo pikë për Kurtin dhe të tjerët, vlen vetëm për Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kurti nuk ka të drejtë që të garojë për deputet dhe të marrë pozitë në Kuvend të Kosovës. Ai mund të zgjidhet Kryeministër nëse partia vendos që ta nominojë pa e futur në listë zgjedhore”, është shprehur Kryeziu.