Ish-këshilltari i Thaçit: Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj Flamurit të Kosovës

Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ajo se çka ra në sy e që është diskutuar edhe në rrjete sociale është se në zyrat e LVV-së është parë vetëm flamuri kombëtar, e jo ai i Kosovës.

Për këtë çështje ka reaguar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

“Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj Flamurit të Kosovës”, ka thënë ai.