Ish-kolonel Mici tregon për herë të parë se si ushtronin në Shqipëri nipat e Adem Jasharit për qitje me armë, më 1991

Ish-koloneli, Ylli Mici përgjegjësi i qitjes së grupeve guerile nga Kosova, i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova ka treguar detaje ekskluzive nga këto ushtrime ushtarake.

Në Grupin e Dytë të këtyre ushtrimeve ushtarake më 1991 në mesin e 55 vullnetarëve tjerë ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Ai tha se atë kohë kishte të njejtin respekt e mirësjellje me të gjithë vullnetarët e këtij grupi, sepse atë kohë në mesin e këtyre vullnetarëve nuk ishte diferencuar askush si hero.

Ai tha se atë kohë kishte të njëjtin respekt e mirësjellje me të gjithë vullnetarët e këtij grupi, sepse atë kohë në mesin e këtyre vullnetarëve nuk ishte diferencuar askush si hero.

“Ishin njësoj dhe ishin të përkushtuar për të kryer stërvitjet dhe nuk kemi pasë asnjë lloj problematike që ‘u lodha, s’u lodha, jo e bëjë këtë, jo se bëjë atë’.

Ish-kolonel Mici tha se këta vullnetarë nuk erdhën si qitës të mirë, por që arritën të bëheshin.

Ai ndër të tjera ekskluzivisht tregoi se si ushtronin në këto stërvitje Murat Jashari, Ahmet Berisha edhe pse ishin në një moshë të re, detaj këto që mund t’i dëgjonin në videon e mëposhtme: