Ndërron jetë burri që u aksidentua ditë më parë

Dje në QKUK ka ndërruar jetë një burrë i cili ishte i shtrirë aty për tetë ditë.

Viktima siç njofton policia është aksidentuare më 1 korrik në qytetin e Vitisë, transmeton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.