Ish-komandanti Bekim Shyti viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Bekim Shyti, ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar krerët e UÇK-së që po vazhdojnë të gjykohen në Gjykatën Speciale, shkruan Mitropol.

Murat Mehmeti ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me ish-komandantin, Bekim Shyti.

“Ne respekt të vlerave të UÇK-së!”, ka shkruar Mehmeti.

Vizitat tek krerët e UÇK-së në Hagë përveç atyre të familjarëve të afërt një kohë ishin ndaluar nga Specialja, vendim ky i cili u cilësua si shkelje e të drejtave të njeriut.