30 përqindëshi i Trustit| Haxhiu: Pushteti nën sqetullën e FMN-së, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe iniciatori për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve – Trusti, ka reaguar pas deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar e cila u mbështet nga pushteti.

Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, siç ka shkruar ai, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit.

“Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve! Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht. Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend. Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit!

Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve!

Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët.

Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend.

Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale.

Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës.

P.S.

Ministri i financave Hekuran Murati po krekoset për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria.

Bile, paska deklaruar se “ka vërejtur një gjallëri në markete”…,

Po me tërheqjen e Trustit sa do të jetë gjallëria në markete?

Kjo vërteton kërkesën emergjente të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, pasi gjendja e tyre ekonomike është rënduar shumë.