Ish-kryeministri slloven e ndërlidh arrestimin e kryeshefit të KEK-ut me hetimet ndaj Martin Berishajt

Ish-kryeministri slloven, Janez Jansha, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili po dyshohet për tri vepra penale.

Arrestimin e Krasniqit të mërkurën nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ish-shefi i qeverisë sllovene, Janez Jansha e ndërlidh me hetimet në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet po ashtu për shpëlarje parash.

Jansha ka përmendur edhe kryeministrin aktual slloven, Robert Golob.

“E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj, GEN-it dhe shefit te qeverise Golobit”, shkroi Jansha në rrjetin e tij social “Twitter.