Grenell tha se Osmani nuk pajtohet me Kurtin, reagojnë nga Presidenca

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell po gënjen, pasi ky i fundit shkroi në Twitter se Osmani i ka thënë SHBA-së se nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti, raporton Express.

“Si shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani dua të informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratave të Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkroi Vela.

Grenell ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit, Albin Kurti në zgjedhjet lokale. Ai ka shkruar në Twitter se ky mesazh erdhi pasi Kuri sipas tij ka refuzuar SHBA-në si dhe për shkak se nuk e ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në.

Tutje ai ka shtuar se Vjosa Osmani ia ka bërë ta qartë Amerikës se nuk pajtohet Kurtin.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme ta refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin”. ka shkruar Grenell.