Ish-kryenegociatorja: Kurti dëmtoi Kosovën, u shfaq inferior si nxënës i klasës së parë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri ka ‘goditur’ kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai u tregua inferior karrshi Vuçiqit, dhe se e ka dëmtuar Kosovën.

Sipas Tahirit, Kurti me deklaratat e tij për një “dialog të ri” me Serbinë është treguar si “nxënës i klasës së parë”.

Madje sipas saj, me këto veprime, Kurti e ka vendosur Serbinë në një pozitë më të favorshme karshi Kosovës.

“Jemi në fazën finale të dialogut, dhe Kurti më habiti, se Kurti ka qenë mjaftë i ashpër kur ka qenë opozitarë drejtë qeverisë, madje edhe me dhunë, por në ato pika që i pash, dhe në deklaratën që e pash, Kurti u tregua shumë inferior, në fakt thoshte se e donte një dialog si fillimi i ri , dhe ai ishte si nxënës i klasës së parë, dhe e ka dëmtuar Kosovën, dhe e ka vendosur Serbinë në pozitë më të mirë”, ka thënë ajo në kanal10.