Ish-ministri i Shëndetësisë: Qeveria Kurti i ka kaluar limitet e absurditetit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Qeveria Kurit i ka kaluar limitet e absurditetit.

Ai ka përmendur edhe ikjen e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova.

“Kjo Qeveri tani i ka kaluar edhe limitet të absurditetit. Ne këto dy vitet e fundit i kemi më shumë se 400 mjekë që e kanë lëshuar Kosovën dhe shumica nga ata nga institucionet publike, e njëjta gjendje është edhe me infermierë, numër i madh janë larguar nga institucionet publike shëndetësore, e çka është absurde është rrit numër i madh i të papunëve të mjekëve dhe infermierëve në Kosovë”, thotë ai.

Në kohën sa ishte ministër, Zemaj thotë se nuk ka qenë gjendja kështu.

Zemaj thotë se gjatë qeverisjes së tij në ministrinë e Shëndetësisë, ka qenë fokusi më i madh në donacione.

“Edhe pse ka qenë kohë pandemie, edhe sa i përket furnizimit me barna me të thënë të drejtën ose materialit shpenzues fare-fare pak mundem me thënë që ka pasë mungesë edhe pse nuk krahasohet ajo kohë me kohën e tanishme. Kemi pasë ndihmesa të mëdha, fokusi ka qenë më i madh në donacione e shumë gjëra të tjera, por pavarësisht kësaj ndryshime pozitive nuk po shohim është gjendje e njëjtë e viteve të fundit”, deklaron Zemaj për Front Online.

Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në tetor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar në Komunën e Prishtinës – garë të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

Vitia kishte shërbyer si ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti 1 më 2020.

Pas dorëheqjes së tij, rreth një muaj më vonë, ministër i Shëndetësisë ishte emëruar Rifat Latifi. Por, ky i fundit dha dorëheqje më 6 tetor, gati një vit pas marrjes së detyrës.

Që nga atëherë, Kosova ishte me ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Ndërkohë, numër i madh i mjekëve e infermierëve që nuk po munden të gjejnë vend pune në Kosovë dhe si pasojë po detyrohen të shkojnë jashtë vendit.

Vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë të 2023-es, janë larguar 86 mjekë, dhe 220 infermierë.