Ish-ministri i Shëndetësisë reagon pas njoftimit për vdekjen e dy personave nga koronavirusi, ka një kërkesë për institucionet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është shprehur i tronditur me lajmin për dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Përmes një postimi në Facëbook, Ismaili ka kërkuar nga institucionet të ngrisin nivelin e tyre të reagimit ndërsa qytetarët të qëndrojnë brenda shtëpive.

“Ky lajm i trishtë, tregon edhe një herë se ky virus është një armik vdekjeprurës për të cilin duhet angazhim maksimal i secilit nga ne që ta mposhtim. Institucionet të ngrisin nivelin e tyre të reagimit ndërsa ne si qytetarë të ndihmojmë duke vazhduar të qëndrojmë brenda shtëpive tona”, ka shkruar Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për dy persona të vdekur nga koronavirusi në Kosovë.