“Ish-trajner”/ Kush është 61 vjeçari që pësoi vdekje klinike

Koronavirusi ka tronditur sportin në Shqipëri.

Ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti, është ne gjendje tepër të rëndë,shkruan panorama.

Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të nga Koronavirusi, ndërkohë së fundmi Ministria e Shëndetësisë raporton se ai ka pësuar vdekje klinike dhe mbahet me aparatura nga mjekët,

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me vdekjen./dita