Haradinaj: Marrëveshja finale do të rregullojë raportet Kosovë-Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, do të rregullojë raportet mes dyja vendeve.

Haradinaj tha se në interes të Kosovës është përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë temë.

E po ashtu duhet që të përshpejtohet edhe anëtarësimi i vendit tonë në NATO.

“Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s” – tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së gjatë ditës ka zhvilluar diskutime me qytetarët e Deçanit.