Ishte i vetëm në dhomë: Policia e Kosovës shpëton një fëmijë 4-vjeçar që po hidhej nga dritarja

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka arritur të shpëtojë një fëmijë 4-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës, ku i njëjti, mësohet të ketë qenë i vetëm dhe i mbyllur në një banesë.

Pas intervenimit të Policisë së Kosovës është bashkuar me familjen e tij.

“Sot, më 05.09.2020, rreth orës 17:20, policia është njoftuar i se në rrugën ‘Theranda’ në Fushë Kosovë, një fëmijë (rreth 4 vjeç) kishte dal në dritare të banesës në katin e parë. Njësiti policor në bashkpunim me qytetarë kanë siguruar nje shkallë përmes së cilës policia ka arritur tek fëmiu. Fëmiu ishte i vetëm në banesë. Policia po merret me rastin”, ka konfirmuar Krasniqi.