Ismaili-kryeministres serbe: Po, kemi zbritur nga mali i Koshares si fitues

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se shqiptarët janë njerëz të egër të zbritur nga mali.

Me këtë rast Ismaili ka thënë se kjo është e vërtetë, por kemi zbritur si fitues nga beteja e Koshares.

“Po, zonja Brnabić, shumë e vërtetë. Prej malit të Koshares kemi zbritë, si fitues.”