Ismaili: PDK në Prishtinë kundër propozimit që e diela të jetë pushim

PDK’ja ka dalë me qëndrim kundër këtij propozimi për ndalim të veprimtarisë afariste ditëve të diela në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Uran Ismaili nga PDK, përmes një statusi në Facebook.

“Dëshira për të kufizuar energjinë e ndërrmarrësisë të qytetarëve në jetën e Prishtinës ngulfatë edhe të vetmen energji që e ka mbajtur gjallë këtë qytet. Kjo tentative e propozuar që Prishtina të paralizohet ditën e diele është tentativë për t’u shfajësuar para qytetarëve të Prishtinës për investimet e mirëfillta që na mungojnë çdo ditë në kryeqytet”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili ka shtuar se mbyllja e bizneseve të dielave është mundësi për komunat afër Prishtinës që të marrin fokus për investime.

“Prishtina me dyer të mbyllura të dielën është mundësi që komunat afër Prishtinës si Graqanica të fillojnë të marrin fokus për investime. Për më tepër, Shkupi e Tirana do të presin me padurim ardhjen e kosovarëve në këto qytete”, ka shkruar ai.