Ismaili: PDK’ja e para, me 5-7 për qind më shumë vota se vendi i dytë

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se subjekti i tij politik do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Ismaili ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se PDK’ja i prin garës në ballafaqim me partitë e tjera.

Ai ka kundërshtuar pohimet se Lidhja Demokratike e Kosovës është e para.

“Askush s’thotë që LDK është e para, përveç LDK’së”, është shprehur Ismaili në T7.

“Ne jemi të parët. Me matematika elektorale”, ka deklaruar Ismaili.

“Do të jemi mbi 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë. Nga 5 deri në 7 për qind jemi larg vendit të dytë”, ka thënë ai./Express/