Ismaili: Qeverisja e LDK’së e ka shitur 32 euro barnën e 3 eurove

Uran Ismaili, ministri që udhëhoqi shëndetësinë në dy vitet e fundit ka hedhur akuza për qeverisjen e kaluar të LDK’së, që sipas tij nuk ka bërë diçka konkrete.

Duke folur për listën e barnave esenciale dhe hajninë me barërat në ‘debat plus”, Ismaili tregon se çka kishte ndodhur me çmimin e tyre më herët.

‘’Qeverisja e LDK’së e ka shitur 32 euro barnën e 3 eurove’’, ka thënë Ismaili

Ismaili këtë debat e bëri me përfaqësuesin e LDK’së, Ekrem Hysenin i cili hidhte akuza rreth barnave.