Ismet Beqiri ngeli jashtë Kuvendit: S’e kalon pragun

Kandidati i LDK’së për deputet Ismet Beqiri, nuk e ka kaluar pragun për një ulëse në Kuvend.

Gazeta Metro mëson se Beqiri ka marrë rreth 5500 vota, të cilat janë të pamjaftueshme për të kaluar pragun.

Veterani nga Komuna e Prishtinës dhe ish-Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së në Prishtinë nuk ka arritur të bind qytetarët për t’i dhënë votën.

Ndërsa, në Prishtinë Vjosa Osmani me 25.869 vota dhe Lumir Abdixhiku me 10.035 janë dy më të votuarit e LDK’së në Prishtinë.

I treti më i votuar është anëtari i kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, i cili në listë ishte menjëherë pas Osmanit. Shala ka marrë 7.991 vota në kryeqytet.