Itali/ 50-vjeçari përshkon gjysmë-maratonë në tarracën e shtëpisë duke bërë 840 xhiro (VIDEO)

Kur pothuajse e gjithë bota është në izolim, një 50-vjeçar nuk mund të jetë larg sportit.

Francesco Draghi nga Novafeltria Rimini  ka vrapuar gjysëm-maratonë në tarracën e shtëpisë së tij.

Ai ka bërë 840 xhiro për të arritur 21 km dhe ka sjellë një video për të gjithë.

Në fund ai ka marrë edhe një medalje nga familja e tij kur arriti vijën e finishit.

“Tani njoh çdo pllakë me saktësi, di edhe ato që kanë nevojë për rregullim!”, ka thënë ai mes humorit.