Italia dhe Ballkani përsëri nën goditjen e stuhive lokale verore

Nesër pasdite vonë dhe gjatë natës një vorbullë ciklonike do të depërtojnë nga Italia në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe Evropës Lindore. Stuhi të fuqishme dhe shtrëngata lokale me breshër priten në Itali, pastaj në Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri (veriore-qendrore) dhe Serbi. Nga rrebeshet e fuqishme lokale nuk do të “shpëtojë” as Kosova.

Stuhitë do të përfshijnë edhe Bregdetin Adriatik që nga bregdeti kroat e deri në Shqipëri. Sisteme të fuqishme frontale do të përfshijnë Dalmacinë pra bregdetin kroat, pastaj Hercegovinën dhe posaqërisht bregdetin e Malit të Zi. Nga Mali i Zi sistemi pritet të përfshijë edhe veriun ,veriperëndimin dhe qendrën e Shqipërisë. /Meteoballkan