Ivanka Trump zgjedh Shqipërinë për pushime

Jehona e mediave të huaja të cilat gjithnjë e më shumë po zbulojnë Shqipërinë, duket se ka tërhequr Invanka Trump, vajzën e ish-presidentit të ShBA, Donald Trump.

Këtë vit ajo ka zgjedhur bregdetin Shqiptar për të pushuar, ku është parë në Sarandë dhe në Jalë.

E shoqëruar nga bashkëshorti, vajza e ish-presidentit ka mbërritur në bregdetin shqiptar në Karaburun me jahtin e tyre luksoz, sikurse duket në pamje.

Ivanka Trump nuk ka nguruar edhe të postojë pamje nga bregdeti shqiptar, duke e promovuar vendin te 7.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ivanka vetëm një muaj më parë ka qenë duke shijuar pushimet në Spanjë.

E njëjta ishte po ashtu e shoqëruar nga partneri i saj, Jared Kushner si dhe nga DJ, David Guetta.

Të njëjtit në fillim te qershorit ishin në Jordani për martesën mbretërore të Princit Husein dhe Rajwa Al Saif./TopChannel