Izraeli mund të bëhet shteti i parë me dozë të katërt të vaksinës anti COVID

Izraeli thotë se ka në plan të bëhet vendi i parë në botë që do të përdorë edhe një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19, derisa ky shtet po përballet me një valë të re të rasteve me variantin Omicron.

Ekspertët e pandemisë atje kanë rekomanduar një dozë shtesë përforcuese për personat mbi 60 vjeç dhe për punonjësit e shëndetësisë.

Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin, ai u tha zyrtarëve të fillonin përgatitjet.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm që do të na ndihmojë të kalojmë valën Omicron që po përfshin botën,” tha Bennett, po ashtu u kërkoi njerëzve që të pranojnë marrjen e kësaj doze.

Kjo vjen pasi Izraeli e pati vdekjen e parë të një pacienti me Omicron, të martën.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se të paktën 340 raste janë me këtë variant në Izrael, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.