Ja çfarë po kërkojnë AKR dhe Nisma për tu përfshirë në qeveri

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur kanë përfunduar zgjedhje dhe ende një marrëveshje mes Vetëvendosjes si partia fituese e zgjedhjeve dhe LDK-së si partia e dytë, nuk po shihet gjëkundi.

Palët sa dukej që kishin afruar qëndrimet e tyre, ditëve të fundit veçse kanë betonuar ato.

Mirëpo përkundër kësaj situate, FaktePlus mëson nga burimet e saja se po realizohen disa negociata që votat për president të jenë të sigurta me partinë e Behgjet Pacollit , AKR-në dhe atë të Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate.

AKR për këtë po kërkon 2 ministri dhe një zëvendëskryeministër, po aq edhe Nisma e Fatmir Limajt, thotë ky burim.

Kujtojmë se këto dy parti në zgjedhjet e tetorit ishin në koalicion parazgjedhor dhe së bashku kanë arritur të sigurojnë ulëse për gjashtë deputetë.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj i kontaktuar nga FaktePlus as nuk e ka pohuar e as mohuar këtë gjë./FaktePlus/