Ja cilat janë gabimet që bëni kur sëmureni me grip

Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që duhet të shmangni kur jeni sëmurë.

Anashkaloni pushimin

Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për tu ndier më mirë.

Injoroni simptomat

Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes. Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

Hiqni dorë nga gjumi

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës. Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

Merrni antibiotikë

Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat. Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme.