Ja cilat ministri do t’i drejtojë VV-ja, e cilat LDK-ja

Tashmë kur është finalizuar marrëveshja bashkëqeverisëse mes Vetëvendosjes dhe LDK-së edhe në nivel të liderëve të dy partive politike, Albin Kurtit e Isa Mustafa, marrëveshje kjo që pritet të nënshkruhet ditën e hënë, kurreshtja e opinionit po shtohet edhe për ndarjen e posteve ministrore.

Të dy liderët po ashtu janë pajtuar që Qeveria të ketë 12 ministri, duke e përgjysmuar numrin e ministrive të qeverisë në largim.

Por cilat dikastere ministrore do t’i drejtojnë këto parti?

Burime të sigurta të Botapressit brenda LDK-së bëjnë të ditur se Kurti e Mustafa janë pajtuar edhe për ndarjet ministrore. Kështu LDK do të udhëheq me Ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë dhe të Financave dhe 2 ministri të tjera ndërkaq VV do të marrë “nën kontroll” Policinë, Infrastrukturën dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Dy ministri do t’u takojnë minoriteteve, një minoritetit serb dhe një minoritetit turk ndërkaq ministria e Diasporës, e Integrimeve do të “shkrihen” në kuadër të Zyrës së kryeministrit shkruan Botapress.