Ja hartat e përhapjes së koronavirusit kinez që ka shkaktuar deri tani 106 viktima

Virusi i ri që ka shkaktuar deri tani 106 viktima ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinës.

Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

Në Europë, pas tre rasteve në Francë edhe Gjermania ka njoftuar për një rast të infektuar me virusin e ri në juglindje të Bavarisë.

Berlini gjithashtu po konsideron mundësinë e një “evakuimi të mundshëm” të qytetarëve të tij nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e virusit.

Shqiptarja.com