Ja kush i shpërthen gomat e veturave të mërgimtarëve shqiptarë në Serbi

Së fundmi janë shtuar persona të cilët dëmtojne veturat e mërgimtarëve shqiptarë që kthehen në diasporë, në vendkalimet nëpër Serbi.

Nje lexues në redaksine e lajmpres.org ka dërguar një rast se çka i ka ndodhur në Serbi dhe kush janë ata që shpërthejnë gomat.

Ai shkruan:

Jam ndaluar ne nje pompe benzine ne Serbi, kur dola jasht te dy gomat ishin te shperthyera dhe keto ne fotografi me ofruan ndihme duke me kerkuar 30 euro te me dergojne ne vullkanizer i cili kishte emrin dhe firma ‘Lilko’, pastaj kur erdhi puna te paguaj me thane 400 euro plus ajo qe me dergoi deri atje 430 euro.

Kjo me ka ndodhur kur jam kthy ne Maqedoni me date 16.12.2019 , sot jam kthyer ne Gjermani por apeloj te keni kujdes.

FOTO: