Idrizi hedh dyshime se Tahiri mund të ketë paguar për t’ia rregulluar vetes imazhin në sondazhe

Kandidati i PDK-së për kryetar komune të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka qenë sërish ashpër me kundër-kandidatin e tij nga LDK, Xhafer Tahiri, të cilin ka hedhur edhe dyshime se mund të ketë paguar për t’ia rregulluar imazhin në sondazhe.

“Nuk e di nëse është niveli i tyre si ekspert për këto sondazhe, apo i ka pagu shumë mirë Xhafa, ju ka dhënë para, për t’ia rregulluar imazhin në sondazhe” ka thënë Idrizi në ATV.

Idrizi ka thënë se ka kjo ka ndikuar te një pjesë e elektoratit e cila ka qenë e pavendosur duke bërë që ai mund dëmtohet me vota në zgjedhje.

Ndër të tjera Idrizi ka thënë se ka 3 mijë vota më shumë se partia, dhe se ka pritur t’i fitoi mbi 40% në këto zgjedhje.