Ja lista e shteteve me votat e diasporës (Dokument)

Rreth 14 mijë vota nga vende të ndryshme të botës kanë ardhur në Kosovë, të cilat sot kanë filluar të numërohen nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas një dokumenti, të cilin e posedon portali “Front Online”, më së shumti vota kanë arritur në Kosovë nga Gjermania, përkatësisht 5892 vota e më së paku nga Kolumbia (1 votë).Nga Zvicra kanë arritur 3944 vota, 516 vota nga Suedia, 486 vota nga Italia, 421 vota nga Franca, 307 vota nga Belgjika, 289 vota nga SHBA-të, 272 vota nga Mbretëria e Bashkuar, etj.

Më poshtë mund ta gjeni listën e shteteve prej nga kanë ardhur votat e mërgatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.