Ja në çfarë terrene të vështira rrëshqiste i mbijetuari Ardian Bakalli (video)

I mbijetuari i një orteku të madh të borës në Brezovicë, Ardian Bakalli në profilin e tij instagram ka video në të cilat shihet duke rrëshqitur nëpër terrene me lartësi të mëdha dhe shumë të rrezikshme.
Kujtojmë se si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë, para dy ditësh ka vdekur Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, ndërkaq, Ardian Bakalli, që ishte së bashku me të, ka shpëtuar me ndihmën e një ekipi të shpëtimit që ndodhej në vendin e ngjarjes./Fokusi.info/