Talat Xhaferi i veshur me anti-plumb viziton Kievin

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka vizituar Kievin në muajin e tretë të agresionit rus në Ukrainë, shkruan Fokusi.info.

Xhaferi është shfaqur i shoqëruar nga stafi i tij i afërt i veshur me anti-plumb.

Ai thekson se vizita në Kiev është bërë me ftesë të homologut ukrainas Rusllan Stefançuk.

“Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin.

Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”, shkruan ai. VIDEO /Fokusi.info/