Ja sa kushton të lindësh një fëmijë në Zvicër dhe në Shqipëri

The Economist sjell detaje rreth çmimit të lindjes së një foshnje në Zvicër, dhe dallimet me lindjen në Shqipëri.

Por, dallimet janë edhe në baza të spitaleve të private dhe atyre publike, si dhe në llojet e lindjeve.

Përveç mjekëve, Kurti ka dhënë një paralajmërim edhe për barnatoret private

Ky është mjeku për të cilin kardiologët e QKUK-së pretendojnë se ka bërë shkelje
Në Zvicër të lindësh një fëmijë kushton rreth 7,700 dollarë, derisa në Shqipëri çmimet variojnë nga 1000-1,300 euro.

Derisa, vetëm lindja, në spitalet private, kushton 600-800 euro dhe kjo shumë nuk i parashikon ndërlikimet që mund të vijnë nga lindjet me operacion cezarian.

Në anën tjetër, një anketë e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Shëndetësor doli me përfundimin se të sjellësh në jetë një fëmijë në spitalet private në Amerikë kushton mesatarisht 10,800 dollarë amerikanë.

Ndërsa, kostoja totale shkon deri në 30 mijë dollarë nëse shtojmë edhe kostot e përkujdesjes para dhe pas lindjes.

Edhe pse sigurimet mbulojnë pjesën më të madhe të kostove, prindërit e fëmijës që vijnë në jetë duhet të paguajnë mesatarisht në botë një faturë prej 3,000 dollarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga The Economist, të sjellësh në jetë një fëmijë kushton 7,700 dollarë në Zvicër, rreth 5300 dollarë në Australi. Në Spanjë dhe në Afrikën e Jugut, kostot për të sjellë në jetë një fëmijë janë më pak se 2,000 dollarë, transmeton albinfo.ch.

Pra, lindjet në Shqipëri, kushtojnë shumë më pak se në vendet e zhvilluara. Edhe pse kostot janë relativisht më të lira në krahasim me vendet e zhvilluara, gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7%, krahasuar me një vit më parë.

Derisa, numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë.