Ja sa parti do marrin pjesë në zgjedhjet e 12 prillit

15 subjekte politike kanë propozuar gjithsej 1598 kandidatë për deputetë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Shqyrtimi i kandidaturave do të bëhet brenda 24 orëve. Në rast se haset në parregullsi, subjekteve do t’i jepet afat shtesë për korrigjimin e kandidaturave.

Nëse është diçka në rregull, lista është dërguar në kohë dhe i plotëson të gjitha kushtet sipas Kodit Zgjedhor atëherë ajo listë do të vërtetohet. Nëse kanë ndonjë mangësi atëherë subjekteve i jepet mundësi shtesë për përmirësimin e gabimeve, respektivisht afat shtesë për subjektet që do t’i përmirësojnë listat dhe në fund KSHZ do të vendos nëse lista miratohet ose hidhet poshtë”-tha Admir Shabani, Zëdhënës i KSHZ-së. Vetëm gjashtë subjekte kanë propozuar kandidatë për deputetë në 7 njësi zgjedhore, ndërsa më së paku ka propozuar Partia Popullore e Romëve e cila ka dorëzuar lista vetëm për dy njësi, përcjell Alsat-M.

Propozuesit e listave për deputetë:

Asnjëherë e Veriut-Vetëm Maqedoni
Bashkimi Demokratik për Integrim
LSDM- Koalicioni “Mundemi”
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
“Tvoja Partia”
Partia Demokratike Shqiptare
Partia Popullore e Romëve
VMRO-DPMNE- Koalicioni “Ripërtërija e Maqedonisë
Partia Konservatore Maqedonase “Integra”
Partia Politike E Majta
Partia Politike Unioni Socialdemokrat
Partia Politike “Demokratët”
Partia Politike-Moro
Unioni Demokratik Qytetar-GDU
Zëri për Maqedoninë