Në Egjipt gjenden 50 mumie

Arkeologët në Egjipt kanë gjetur 50 mumie që datojnë nga epoka e Ptolemeut (305-30 p.e.s), ka bërë të ditur Ministria e Antikitetit, raporton BBC.
Mumiet, nga të cilat 12 ishin fëmijë, u gjetën në katër varreza me thellësi rreth 9 metra në zonën Tuna Al-Gebel në Minya, në jug të Kajros.
Disa mumie ishin të mbështjella me lino, e disa të tjera në arkivole prej guri ose sarkofagë prej druri.
Nuk dihet për identitetin e tyre, megjithatë zyrtarët thonë se me gjasë ata kanë pasur pozicione të rëndësishme.