Ja si e quan Albin Kurti ish-bashkëpartiakun e tij, Dardan Molliqajn

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Ablin Kurti, ka folur për përleshjen e ish-anëtarit të partisë së tij, Dardan Molliqaj dhe anëtarit të ri, Haki Abazit.

Albin Kurti, i cili e kishte promovuar Dardan Molliqajn sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, e ka quajtur kamikaz ish-sekretarin organizativ.

“Dëshpërim i kamikazit”, ka thënë Kurti doke folur për përleshjen Abazi-Molliqaj, që u raportua që ndodhi pas debatit në T7.

“Nuk e kam parë emisionin se nuk kam pasur kohë. Por po e theksoj që bëhet fjalë për një lloj dëshpërimi të kamikazit dhe e hedh debatin është vështirë të debatosh”.

“Ka dështuar shpresa më e madhe për ta shkatërruar VV-në dhe tashmë janë zhurmat e kamikazit para shpërthimit”, ka thënë ai në T7.

Kur është pyetur nëse ai ndjen përgjegjësi për Dardan Molliqajn, ai ka thënë se nuk ka përgjegjësi për askënd.

“Unë nuk e kam nxjerr. Unë nuk garantoj as për këta që janë tash. Çka do të ndodh pas disa viteve. Unë jam akuzuar për atë që nuk jam,për diktator”, ka deklaruar Kurti.